Qeveria hap dyqane të përkohshme në veri

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me komunitetin e biznesit kanë organizuar hapjen e përkohshme të pikave shitëse në veri të Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Që sipas tij, ky aksion, i koordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane.

“Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim”, ka njoftuar Haradinaj.

“Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetar, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar i pari i ekzekutivit.

Javën e kaluar janë përhapur lajme në mediat serbe së në pjesën veriore të Kosovës ka krizë humanitare.

Haradinaj e kishte quajtur përgatitje të skenarit nga ana e shtetit serb.

https://kallxo.com/haradinaj-po-pergatitet-inskenimi-i-nje-katastrofe-humanitare-ne-veri/

.