Qeveria, gjysmë milioni euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës në futboll, një ditë pasi futbollistët arritën që të kalojnë një grup më lart në Ligën e Kombeve, duke përfunduar të parët në Ligën D.

“Duke marrë parasysh kualifikimin e kombëtares deri në këtë fazë dhe bilancin e jashtëzakonshëm, propozojmë që 500 mijë euro t’i ndahen kombëtares sonë në mënyrë që gjatë fazës përgatitore ata të kenë të gjitha kushtet e nevojshme”, tha Ministri i Sportit, Kujtim Gashi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.