Qeveria gjermane miraton planin për gjuatjen e ujqve të mbrojtur

Qeveria gjermane ka kërkuar që të lehtësohen rregullat kundër gjuajtjes së ujqve, nëse kjo kafshë vret dele apo kafshë tjera.

Ujqit janë specie të rrezikuara në Gjermani dhe kanë qenë tejet të mbrojtur nga gjuajtja, pavarësisht pse fermerët pretendojnë se ata janë duke u shkaktuar dëme të mëdha kopeve.

Kabineti qeveritar është pajtuar të mërkurën rreth një projektligji që lejon vrasjen e ujqve, edhe nëse nuk dihet saktë se cili ujk nga tufa është përgjegjës për vrasjen e ndonjë kafshe në fermë.

Ministrja gjermane e Bujqësisë, Julia Klöckner, ka thënë do të kërkojë edhe mendimin e gjuajtësve të ujqve, si masë parandaluese, mirëpo kjo kërkesë është refuzur nga ministria e Ambientit.

Parlamenti gjerman mund ta ndryshojë këtë projektligj para se të miratohet.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar në Gjermani kanë qenë 75 tufa të ujqve, 30 çifte riprodhuese dhe 3 ujq të vetmuar.