Mbledhja e Qeverisë (Arkiv)

Qeveria emëron anëtarë bordi njerëzit e PDK-së dhe LDK-së

Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike ”Ibër Lepenc”.

Anëtarët e rinj janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.

Ministri i  Zhvillimit Ekonomi, Valdrin Lluka, tha se bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.

Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Ejup Visoka një  kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Më 8 maj, qeveria kishte shkarkuar katër anëtarë të bordit të Ndërmarrjes Ibër-Lepenci, me propozim të ministrit të Zhvillimit Ekonomik. Me vetëm tri abstenime është marr vendimi i qeverisë, ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se zëvendësimi i tyre do të bëhet nga lista e pritjes, pra nuk do të ketë konkurs të ri. “Plotësimi i bordit bëhet me anëtarët e bordit që kanë qenë në listën e pritjes”, tha Haradinaj pas interesimit të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri nëse do të ketë konkurs të ri.

Kryeministri Haradinaj kishte thënë se e përkrah propozimin e ministrit Lluka pasi këta anëtarë të bordeve e kanë shkelur një vendim të ministrit.

“Ka diçka që më bon me përkrah vendimin e ministrit Lluka, nëse ky i shkruan një kompanie mos i boni këto e ata i bëjnë, unë qëndrojë prapa ministrit. Këto ndërmarrje kanë pas liri të tepërt, si rasti i Telekomit”, ka thënë Haradinaj.

Katër anëtarët që kishin votuar pro benefiteve për veten dhe punëtorët e ‘Ibër-Lepencit’: Fatos Sahiti, Albina Maloku, Imer Hamiti dhe Sami Veliu, u shkarkuansot nga Qeveria e Kosovës.

Bordi i Kundërligjshëm i KEK-ut

Propozim vendimi për shkarkimin e tyre ishte bërë nga ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, me arsyetimin se vendimi i bordit ishte në kundërshtim me vendimin e tij për ndalës të bonuseve, si dhe kompania kishte humbjes mbi 4 milion euro të kësaj ndërmarrje vitin e kaluar. Bordi i Iber-Lepencit ka marr vendim për ndarjen e shpërblimit në lartësi prej 50% të honorarit themelor vjetor për anëtarët e Bordit të Drejtorëve për vitin 2017, si dhe pagë mujore shtesë (paga e 13-të) për të gjithë të punësuarit e Ibër Lepencit.