Qeveria e Siri Lankës: Sulmet u kryen nga një grup islamik

Qeveria e Siri Lankës i ka bërë përgjegjëse grupet Islamike për sulmet e tmerrshme në shtatë kisha të ndryshme të vendit ku humbën jetën 290 persona dhe u pagosën mbi 500 të tjerë.

Një rrjet kishash në këtë vend u sulmuan në prag të pashkëve ndërsa hetimet e para të qeverisë bëjnë përgjegjës një grup vendas të lidhur me grupin islamik “Thoëheed Jamath”, shkruan Indepedent.

Ndërsa presidenti Maithripala Sirisena po kërkon ndihmë nga jashtë për të gjetur lidhjet ndërkombëtare të sulmuesve.

“Raportet e intelegjencës tregojnë se organizatat e huaja terroriste janë pas sulmuesve lokalë. Prandaj, presidenti po kërkon ndihmë nga jashtë”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Më shumë se një javë para sulmeve, grupi “Throwheed Jamath”, u përmend nga policia në një raport dërguar shërbimeve të sigurisë, duke paralajmëruar një kërcënim potencial për kishat katolike në vend.

Ministri i Telekomunikacionit Harin Ferando, postoi imazhet e raportit me titull “informacion mbi një sulm të supozuar” dhe detaje mbi emrat, në rrjetin social “Twitter”. Ai bëri thirrje për veprime serioze dhe pyeti se  pse krimet nuk u penguan me kohë.

Grupi islamik ishte i njohur edhe për vandalizmin e statujave budiste në vitin 2016, ku një prej udhëheqësve të saj u arrestua për nxitje të racizmit. Sulmi ndaj kishave dhe hoteleve me turistë të huaj është një teknikë e përdorur shpesh nga organizatat ISIS dhe Al-Kaeda.

Në sulmet e së dielës në Siri Lankë nëpër kisha të ndryshme të vendit, rreth 290 persona raportohet të jenë vrarë dhe 500 tjerë janë plagosur, në një vend ku vetëm 7% e popullsisë i takon besimit krishterë, ndërsa shumica e tyre janë budistë.