FOTO: Arben Llapashtica - UNICEF

Qeveria e Kosovës bëhet blu në mbështetje të drejtave të fëmijëve

Objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është bërë mbuluar me ngjyrë blu në mbështetje të Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve.

Përmes një statusi në Tëitter koordinatori nacional për reforma shtetërore Besnik Tahiri shprehu mbështetje për fëmijët dhe UNICEF-in si promotor i të drejtave të tyre.

“Ne i bashkohemi me UNICEF-it në mbështetjen e të drejtave të fëmijëve duke u zotuar që ta kemi prioritet këtë çështje në agjendën tonë të zhvillimit dhe të investojmë në pasurinë tonë më të vlefshme, fëmijët e mrekullueshëm në Kosovë”, tha ai.

Së fundi, fushatës së UNICEF për të drejtat e fëmijëve i është bashkangjitur edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.

UNICEF punon në 190 vende të botës për të promovuar jetën e sigurtë për fëmijët dhe respektimin e të drejtave të tyre.