Mitrovica e Veriut. Foto: Kallxo.com

Qeveria e Kosovës, 1 Milion Euro për Shpenzimet e Rrymës në Veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike për komunat serbe në veri.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që të ndahen 1 milion euro për KOSTT-in, para të cilat do të shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve të energjisë për komunat veriore.

Kryeministrit Haradinaj gjatë fjalës së tij para kabinetit qeveritar tha se KOSTT rrezikon të përjashtohet nga organizatat evropiane.

“Jemi në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për konektivitetin edhe për regjistrimin e operatoreve në veri edhe për filmin e pagesave të qytetarëve në veri, mirëpo kanë ndodhur devijime të shumta, pra mungesa në rrejt edhe KOSTT-i është i rrezikuar për përjashtime në mënyrë ë ta sanojmë një proces të tillë jam i detyrum të ndërhymë, është një vendim i përkohshëm por si i tillë e ruan funksionalitetin tonë të rrjetit tonë dhe na mundëson me mbet në tavolinë për të fituar të drejtën tonë si operator në rrjetin e operatorëve në transmisionit në Evropë”, tha Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.