Burim Ramadani, ZV. Ministër i FSK-së

Qeveria bëhet edhe me një koordinator nacional

Kosova tashmë do ta ketë një koordinator nacional që do të merret me procesin e anëtarësimit të vendit në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, mori vendim për emërimin e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe anëtarësim në NATO.

Me propozim të kryeministrit Ramush Haradinajt Haradinajt, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani mori votat e kabinetit qeveritar për këtë pozitë.