Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM

Qeveria aprovoi shtesat për prokurorët special

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar shtesën për prokurorët e Prokurorisë Speciale.

“Propozoj që të aprovohet kërkesa për prokurorët nga 400 euro në muaj për kryeprokurorin 500 euro në muaj”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministri i Drejtësisë Aberlard Tahiri tha se prej themelimit të Prokurorisë Speciale këta prokuror kanë pasur shtesa.

“Për shkak të ngritjes së pagave nga 800 po i ulim në 400, pra kjo është një ulje për të sqaruar për opinionin”, tha ministri Tahiri.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se është mëse e domosdoshme që t`i fuqizojmë akterët e ligjit.

“Të gjithë janë pro idesë që të procedohet sa më shpejtë ligji për nivelizimin e pagave sidomos për punëtorët e sistemit shëndetësorë. Dëshiroj të përçoj edhe një herë që do të jemi pranë tyre edhe në këtë rrugëtim”, tha Ismaili.

KALLXO.com raportoi lidhur me shtesat për prokurorët special.

https://kallxo.com/haradinaj-shtesa-per-prokuroret-qe-e-luftojne-korrupsionin/

në anën tjetër, organizatat e shoqërisë civile vendimin e qeverisë për shtesat e prokurorëve e kanë cilësuar si ndërhyrje direkte në pavarësinë e sistemit të drejtësisë ne vend.

https://kallxo.com/shoqeria-civile-vendimi-i-qeverise-per-shtesat-e-prokuroreve-special-nderhyrje-ne-pavaresine-e-sistemit/

.