Njomza Haxhibeqiri - Foto: KALLXO.com

Qendra e Dokumentimit Përmbledh Fakte për Krimet e Luftës

Dosjet e Hagës dhe një varg dëshmish të tjera të cilat nuk ruhen në Prokurorinë e Shtetit, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, janë grumbulluar në një qendër në qytetin e Prishtinës.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka ndërtuar një qendër ku të gjithë mund të shohin provat dhe materialet e hetuara deri më tani.

“Materialet që janë në dispozicion nga Tribunali i Hagës, janë në përfitim të kujtdo. Nga krejt këto dokumentacione, dosje që kanë qenë në dispozicion, ne si organizatë në bashkëpunim me partnerët kemi arritur që bëjmë këtë qendër të dokumentimit ku portretizohet se qysh kanë ndodhur se si ka qenë mënyra e krimeve në Kosovë, edhe cilët kanë qenë personat që janë akuzuar. Jam shumë e bindur që edhe institucionet tjera që janë të interesuara të zbardhin ato që kanë lidhje edhe me Tribunalin e Hagës, poashtu munden ta shfrytëzojnë këtë mundësi në mënyra të ndryshme”, ka thënë Njomëza Haxhibeqiri nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Deklaratën e Haxhibeqirit dhe emisionin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: