Qalaj vizitoi Policinë Federale të Gjermanisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj po qëndron për vizitë zyrtare në Policinë Federale të Gjermanisë.

Në kuadër të vizitës që po realizohet në Gjermani, drejtori i Policisë së Kosovës u prit nga presidenti i Policisë Federale Dieter Roman, të cilët në shenjë nderimi për policët e rënë në detyrë në Policinë Federale fillimisht vizituan memorialin e tyre.

Policia ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Policinë Federale në Gjermani, Qalaj në takimin e tij me Roman janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim.

Qalaj dhe Roman në takimin e tyre kanë thënë se  bashkëpunimet në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë.

Në kuadër të vizitës së tij, Qalaj vizitoi edhe Departamentin e fluturimit, patrullimit me helikopter si dhe një pikë të përbashkët kufitare në mes të Gjermanisë dhe Polonisë.