Votimet në Kosovë - Foto: Atdhe Mulla

PZAP Tregon Kur do të Vendosë për Ankesat në Istog dhe Kllokot

Kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mulë Desku tha se LDK për Istogun dhe Lista Serbe për Kllokotin kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP për shkak të votimit me postë.

Ai tha se ankesat janë në procedurë dhe se vendimi përfundimtar do të merret brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i dorëzimit, që i bie që sot PZAP do të marrë vendim për këto dy ankesa. /21Media