Vendimi i PZAP-së rreth ankesës së BIRN-it dhe Internews Kosova për zgjedhjet në Drenas - Foto: KALLXO.com

PZAP Ndëshkon Vëllain e Bedri Nikës

Beqir Nika është njëri nga të ndëshkuarit pas ankesës së paraqitur nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për zgjedhjet e fundit në Drenas.

KALLXO.com ka mësuar se Beqir Nika është vëllai i kandidatit të LDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika.

Ky i fundit i kontaktuar nga KALLXO.com e konfirmon se Beqiri është vëllai i tij, porse nuk e dinte për çfarë është ndëshkuar ai.

“Unë e kam vëlla. Pse çka ka ba ky?”, tha Bedri Nika.

Beqir Nika ishte kryesues i vendvotimit me numër 0316e/02d në Gllanasellë.

Sipas PZAP-së, Beqir Nikës dhe anëtarëve të të njëjtit vendvotim Ilir Nikës, Fidaije Zogajt dhe Fehmi Berishës, u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje në kohëzgjatje prej tre vjetësh si kandidatë dhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor të menaxhuar nën autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ky vendim i PZAP-së erdhi pas ankesës të cilën e ka bërë BIRN dhe Internews Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

http://kallxo.com/pzap-aprovon-ankesen-e-birn-internews-kosova-per-zgjedhjet-ne-drenas/

Në të vërtetë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ditën e zgjedhjeve në Drenas ka marrë vetëm 5 ankesa nga BIRN dhe Internews Kosova.

http://kallxo.com/vetem-birn-dhe-internews-kosova-ankohen-per-zgjedhjet-ne-drenas/

Më 4 dhjetor janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ, për të parin e Drenasit do të zhvillohet rundi i dytë.

http://kallxo.com/kqz-certifikon-rezultatet-per-drenasin-asnje-ankese/

Në balotazh, që do të mbahet më 18 dhjetor, janë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës, Isa Xhemajlaj.

http://kallxo.com/drenasi-shkon-ne-balotazh/

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit u mbajtën pasi që ish-kryetari, Nexhat Demaku, dha dorëheqje pas konfirmimit në Gjykatën e Apelit të dënimit të tij me burg për krime lufte.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-kryetari-drenasit-reagon-pdk/