‘Pyllëzimi’ i Asfaltit Kryen Punë, Gropat në Rrugë Pritet të Mbushen

Dhjetë ditë pasi qytetarët e Vitisë protestuan duke mbjellë pisha në mes të asfaltit në rrugët kryesore që çojnë në Viti, komuna ka marrë një premtim nga qeveria qendrore për revitalizimin e rrugëve të shkatërruara.

Lajmin për këtë vendim, kryetari i komunës, Sokol Haliti, e mori sot nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Zharku i tha Halitit se janë ndarë paratë për rivitalizimin e rrugëve magjistrale Gërlicë-Viti-Kllokot dhe magjistrales Kllokot-Pozheran Ferizaj.

“Ky rivitalizim pritet te fillojë së shpejti, dhe padyshim është një nga lajmet më të mira për qytetaret e komunës së Vitisë”, thuhet në njoftimin e komunës.