Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Pushimi i prokurores shtynë gjykimin e rëndësishëm

Gjykata e Prishtinës e ka pasur të pamundur të vazhdojë procesin gjyqësorë ndaj 10 të akuzuarve të cilët në mes viteve 2011 dhe 2013 ishin marrë me kontrabandë me migrantë.

Sipas arsyetimit të gjykatësti Arben Hoti, prokurorja e rastit Fikrie Fejzullahu ndodhet në pushim dhe për këtë arsye gjykimi nuk është mbajtur.

Procesi ndaj 10 të akuzuarve hyn në listën e proceseve të cilat janë stërgjatur në gjykatën e Prishtinës. Kjo për shkak se aktakuza në këtë rast ishte ngritur në vitin 2013, ndërsa që nga ajo kohë në gjykatë janë mbajtur vetëm 2 seanca gjyqësore

Sadat Murati, Avdyl Kastrati, Haki Maloku dhe Denis Sadriaj akuzohen se që nga viti 2011 e deri më 5 shkurt 2013 kanë kontrabanduar shtetas të Kosovës për në Evropë. Aktakuza pretendon se qyetarët kanë paguar deri në tre mijë euro.

Persona të tjerë si Albert Bulliqi, Bekim Zeqiri, Bratislav Dasiqi, Bashkim Hasani dhe Xhavit Fejzullahu akuzohen për tentativë në kontrabandë.

Pjesë e rëndësishme e aktakuzës është edhe pretendimi i prokurorisë së Arife Loxhaj ish-zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendëshme e cila akuzohet se në këmbim të 400 eurove u kishte rregulluar në të paktën një rast dokumentacione të gjendjes civile personave që paguanin para.

Rrjeti kontrabandues sipas aktakuzës së prokurorisë kishte në përbërje edhe të akuzuarin Bratislav Dasiq, i cili akuzohet për veprën penale të dhënies së kundërligjshme të ndihmës juridike. Ai sipas pretendimit të prokurorsë u ka ndihmuar disa shqiptarëve që për pagesa deri në 3 mijë euro të pajiseshin me dokumente të Republikës së Serbisë.

https://kallxo.com/parashkrime-ne-gjykimin-per-krim-te-organizuar-qe-nuk-u-mbajt-qe-nga-viti-2013/

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF