Punimet Në Rrugët e Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën “ Richard Holbrooke” në Prishtinë.

Komuna ka njoftuar se në këtë rrugë po investohet në infrastrukturën nëntokësore, ndërtimin e kanalizimit fekal, kanalizimit atmosferik, rrjetit të ujësjellësit, kanalit kabllor elektrik dhe atij të telefonisë.

Sipas tyre pas përfundimit të punimeve, me të njejtën kontratë do të bëhet edhe shtrimi i asfaltit, sinjalizimi horizontal dhe vertikal si dhe ndriçimi publik.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar edhe për rregullimin e kanalizimit atmosferik, ndërtimin e trotuareve dhe shtrimin e rrugën në segmentin rrugorë Prishtinë- Sinidoll- Bërnicë të Poshtme- Bardhosh.