Ilustrim
Punëtori në Hajvali kërcënohet në vendin e tij të punës
23.5.2019 - 12:53
Një person në Hajvali është kërcënuar mbrëmë në vendin e tij të punës.
Për këtë rast, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Sipas viktimës, njësi nga persona e dyshuar ka tentuar ta sulmoj me thikë atë, ndërsa i dyshuari tjetër ka poseduar një pistoletë.
Gjatë kontrollit të policisë tek të dyshuarit, nuk është gjetur asgjë e dyshua, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti nga ana e policisë po cilësohet si armëmbajtje pa leje dhe kanosje.