Foto: Ilustrim

Punëtori i autolarjes lë armën në veturën që ishte duke pastruar

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.

Policia me anë të raportit ditor ka sqaruar se i dyshuari deri sa ka qenë duke punuar në një autolarje gjatë pastrimi të një veture të një personi tjetër kishte lënë një pistoletë me tre fishekë.

Gjatë kontrollit të veturës njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar pistoletën e cekur.

I dyshuari është intervistuar i cili e ka pranuar se pistoleta është e tij, ku i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.