Foto-ilustrim

Punëtori Goditet nga Vinçi

Një person gjatë ndërtimit të një shtëpie është goditur nga vinçi i cili është shkëputur nga kati i tretë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:45 në fshati Vaganicë të Mitrovicës.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas policisë, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa drejtuesi e vinçit pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti vazhdon të jetë në hetime.

KALLXO.com ka shkruar edhe për lëndime tjera dhe vdekje të punëtorëve në punë.

http://kallxo.com/vdes-punetori-qe-ra-nga-kati-i-7-te-i-objektit/