Protesta e punëtorëve të larguar nga KEDS para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Punëtorët e larguar nga KEDS protestojnë para gjykatës

Punëtorët e KEDS të cilët nuk po pranohen të rikthehen në vendet e tyre të punës pas vendimit të gjykatës, kanë dalë sot për të protestuar para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ali Zhushi, njëri ndër protestuesit, i cili po kërkon të kthehet në vendin e punës, tha se largimi i tyre nga puna në kompaninë e shpërndarjes së energjisë është bërë “pa kurrfarë arsye”.

“Gjykata na ka kthy në punë me vendim të formës së prerë prandaj sot po protestojmë sepse ky vendim i gjykatës nuk po respektohet. Menaxhmenti i KEDS nuk po na kthen në vendet e punës”, tha Zhushi për KALLXo.com.

Ai tha se një përfaqësues i punëtorëve të larguar ka dërguar në Gjykatë një padi penale për moszbatim të vendimit të gjykatës.

Kjo nuk është protesta e parë e këtyre punëtorëve të larguar.

https://kallxo.com/keds-nuk-lejon-kthimin-e-punetoreve-ne-pune-pavaresisht-vendimit-te-gjykates/

Në dhjetor të vitit të kaluar, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ishte mbajtur një seancë për moszbatim të 93 vendimeve për kthim në punë të punëtorëve të larguar nga KEDS.

https://kallxo.com/keds-nuk-di-si-ta-zbatoje-vendimin-e-gjykates-per-te-larguarit-nga-puna/

KALLXO.com ka dërguar pyetje në KEDS rreth kërkesave të punëtorëve të larguar për t’u kthyer në vendet e tyre të punës dhe është në pritje të përgjigjes.