Arkiv: Protesta e punëtorëve të KEDS-it

Punëtorët e larguar nga KEDS do tentojnë të kthehen në punë sipas vendimit të Gjykatës

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, kanë njoftuar se sot nga ora 10:00 do të kthehen në vendet e tyre të punës, prej nga u larguan rreth dy vjet më parë.

“Fatkeqësisht Bordi i KEDS-it nuk respektoi urdhrin nga Gjykata që t’i ftojë në punë brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor 2018, kur edhe e mori këtë urdhër dhe ne jemi të detyruar që fatin tonë ta marrim në dorë vetë, gjithnjë duke respektuar të gjitha Aktvendimet e Gjykatave. Kjo gjendje është bërë e pa durueshme për punëtorët. Bordi i kësaj kompanie po sillet sikur të ishte “Sulltanat” në vete brenda shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e këtyre punëtorëve.

Me rastin e këtij aktiviteti, punëtorët do të mbajnë edhe konferencë për media, para ndërtesës së KEDS-it në orën 10:00.

11 Dhjetor 2018 - 07:16

Naim Krasniqi 11/12/2018 - 07:16
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend