Konvikti nr. 8 i Qendrës së Studentëve të UP-së - Foto: KALLXO.com

Punëtorët e Konvikteve në protestë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët teknik të kompanisë “Beni” që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë sot para drejtorisë së Qendrës Studentore.

Kërkesat e punëtorëve janë kthimi nën menaxhimin e Qendrës Studentore si dhe kërkojnë kontributet e tyre te fituara vite me radhë.

(Qendra Studentore, ora 11:00)