Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive ‘të vendosur’ ta vazhdojnë grevën

Dikush jashtë ndërtesave, dikush nëpër korridore dhe dikush nëpër salla të gjykatave.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive të Kosovës kanë nisur sot një grevë të përgjithshme me kërkesën për rritjen e pagave.

Vendimi vjen pak javë pasi qeveria ka marrë një vendim për rritjen e pagave deri në 100 % për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë.

https://kallxo.com/bllokohet-puna-e-gjyqesorit-punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-ne-greve/

Me këtë vendim përfitojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës meqë ligji në Kosovë përcakton rrogën e një gjyqtari dhe prokurori sa të një ministri.

Naim Shala, kryetar i Këshillit Grevist në Prishtinë tha se greva e nisur sot nuk do të ndërpritet.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com

“Greva do të zgjatë deri sa të plotësohet kërkesa jonë që e kemi një kërkesë të vetme ngritja e të ardhurave personale në shkallën 100% për të gjithë stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, pasi që një gjë e tillë ka ndodhur për kabinetin qeveritar zyrtarët tjerë publikë, gjyqtarët dhe prokurorët”, tha Shala për KALLXO.com.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com

Për shkak të grevës së administratës, të mërkurën asnjë palë nuk është duke u lënë që të hyjë në gjykatë apo në prokurori.

Punëtorët e sigurimit për KALLXO.com kanë thënë se nuk e dinë se sa do të zgjasë greva por që momentalisht u është thënë që të mos lënë asnjë palë që të hyjë brenda për shkak së punëtoret e administratës janë në grevë.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com

Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com
Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com
Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com