Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Punëtorët e burgut në protestë për rroga më të larta

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë paralajmëruar se sot do ta mbajnë një protestë, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.

Protesta është paraparë të fillojë para orës 08:00 para Drejtorisë dhe të përfundojë te Porta Zero në orën 09:00.

Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.