Inspektorati i Punës anulon konkursin për bordin menaxhues në “Trepçë”

Inspektorati i Punës në Mitrovicë i ka konfirmuar shkeljet e raportuara nga KALLXO.com në konkursin e brendshëm të Trepçës për udhëheqës të njësive biznesore.

Vendimi i Inspekoratit është bërë bazuar në ankesat e dy kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin i cili u hapë më 28 maj në Trepçë për pozitën e Udhëheqësit të njësisë Biznesore Miniera me Flotracion Trepça- StanTërg.

Inspektorati ka obliguar Bordin e Përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë që në aftat prej tetë ditësh t’i eliminoj parregullsitë që janë hasur gjatë konkursit, të shfuqizoj vendimin me të cilin kishte zgjedhur një kandidat në postin e menaxhemntit të Trepçës dhe rishqyrtohen të gjitha procedurat e konkursit të brendshëm.

KALLXO.com kishte raportuar se kandidatët nuk ishin testuar fare me shkrim, gjë që Inspektorati ka konstatuar që është shkelje ligjore. Trepça është obliguar që kur të rishpallë konkursi, kandidatët t’i testojë me shkrim dhe përmes intervistës.

Inspektorati i Punës e gjetur dy parregullsi në konkursin e brendshëm të datës 28 maj. Nuk kishte komision për ankesa dhe komisioni për parimin e kandidatëve nuk ishte në numrin e mjaftueshëm të anëtarëve, siç parashihet në legjislacionin në fuqi i cili rregullon procedurat e rekrutimit të punonjësve në sektorin publik.

KALLXO.com ditë më parë raporti për konkursin të cilin e kishin kontestuar edhe dy nga kandidatët që nuk u pranuan në pozitën e Udhëheqësit të Njësisë Bisnesore, Flotacioni në Stan Tërg.

Ditë më parë, anulimin e konkursit për Bordin Menaxhues në Trepçë e ka kërkuar edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.