FOTO KALLXO AKK

Punësime partiake e familjare, kryetari i PDK-së Kadri Veseli flet për masa ligjore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Drejtësisë, Aberlad Tahiri kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havollin.

Havolli me këtë rast tha se është biseduar për Ligjin për Deklarim të Pasurisë, Ligjin për Konflikt të Interesit dhe luftës kundër korrupsionit.

Ai po ashtu shtoi se AKK së shpejti do të dal me një rekomandim për ndaljen e punësimeve partiake.

“Agjencioni shumë shpejtë do të dalë me një opinion për disa situate të nepotizmit, ku kemi pasur disa takime me MZhE-në dhe shumë shpejtë do të dalim edhe me rekomandim, ku MZhE me këtë rast e ka për obligim për t`i ndalur këto procedura të punësimeve”, tha Havolli.

Kurse, ministri i Drejtësisë, Aberald Tahiri tha se Ligji për Sinjalizues do të ndihmojë në zvogëlimin e nepotizmit.

“Kemi një politike të re në fuqi që sinjalizon abuzimet brenda ndërmarrjeve publike e institucioneve tona private dhe publike, do ndërmarrim një kampanjë për me e bë të qartë rolin e sinjalizueseve. Hyrja në fuqi e ligjit të sinjalizueseve i ka inkurajuar njerëzit nëpër institucione që të arrijnë të i nxjerrin në pah abuzimet dhe keqpërdorimet e zyrtarëve”, tha Tahiri.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u zotua se do të ndalen punësimet partiake në pozita publike.

“Gjithë qytetarët dua t’i sigurojë se ndalja e korrupsionit ka filluar të bëhet dhe nuk do të lejojmë që për një shtet që kemi sakrifiku ta arrijmë, që ta humbin qytetarët besimin. Do ta ndalim korrupsionin dhe nepotzimin do të ketë veprime të pamëshirshme. Në Kosovë i fortë është vetëm ai që e respekton ligjin, askush s`është engjëll për prirje të sëmura që s’po ndalen duke dëmtuar besimin në shtet. Nuk do t’i tolerojmë, mirë është m`u ndal ata ose do t’i ndalim ne. Do të ketë iniciativa ligjore që do t’i ndalim”, tha Veseli.

https://kallxo.com/veseli-personat-qe-po-punesojne-njerez-le-te-ndalen-ose-i-ndalim-ne/

.