Puna e Kuvendit, vetëm 6 për qind mbikëqyrje e qeverisë

Kuvendi i Kosovës në masë të madhe ushtron mandatin e tij për miratimin e ligjeve, ndërsa vetëm pak atë të mbikëqyrjes së punës së ekzekutivit.

Kështu ka thënë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari duke cituar një hulumtim të këtij institucion.

Sipas Jasharit, një demokraci e mirëfilltë e ka problem të funksionojë në këtë mënyrë.

“Në vitin e kaluar, Kuvendin e Kosovës vendosëm me e mbikëqyr sa i përket dy mandateve kryesore,e  miratimit të ligjeve dhe ushtrimit të kontrollit parlamentar. Në asnjë vend nuk thuhet se njëra është më e rëndësishme se tjetra. Relacioni është 94 përqind në favor të miratimit të ligjeve dhe vetëm 6 përqind në mbikëqyrjen parlamentare. Mundem me ju siguru që nuk ka demokraci kudo në botë e cila mundet të funksionojë në mënyrë të mirëfilltë me vetëm 6 për qind të mbikëqyrjes parlamentare. Është sistem që nuk mundet të ushtrojë rezultate po nuk u shtrua në mënyrë efektive”, tha Jashari.

Avokati i Popullit ishte pjesë e tryezës lidhur me respektimin e Ligjit për Barazi Gjinore që u transmetua në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Deklaratën e plotë të tij mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

 

20 Dhjetor 2018 - 20:34

Doruntina Baliu 20/12/2018 - 20:34
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend