Grafika: Trembelat për Kallxo.com

Publikohet raporti i monitorimit të prokurimit publik nga USAID dhe BIRN

Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID-it Christina Davies, së bashku me anëtarin e Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Sami Ukën dhe Kryesuesin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Blerim Dinën, do të flasë me rastin e prezantimit të raportit vjetor të monitorimit të prokurimit publik, i cili është përgatitur në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

USAID-i, përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) janë bërë bashkë për të vlerësuar prokurimin publik në komuna.  Gjetjet e hollësishme janë të qasshme në vetë raportin e lartpërmendur.

Raporti në fjalë shqyrton të dhënat empirike të mbledhura mbi numrin e ankesave të paraqitura pranë autoriteteve kontraktuese nga ana e operatorëve ekonomik.

Të dhënat e mbledhura ndihmuan në analizimin e ndikimit të plotësim-ndryshimeve ligjore të vitit 2016 të cilat drejtuan shqyrtimin e ankesave së pari tek niveli i autoritetit kontraktues dhe më pas tek Organin Shqyrtues i Prokurimit.

Synimi i plotësim-ndryshimeve ishte zvogëlimi i barrës së vendimmarrjes që i ngarkohej OSHP-së duke i drejtuar ankesat së pari tek autoriteti kontraktues fillestar.

(Qendra Orion, ora 11:00)