Ilustrim

Publikohet raporti “Aktivitetet Ekstremiste në Rrjetet Sociale”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) bën publikimin e raportit “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” në kuadër të projektit për implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020.

Ky raport ka për qëllim të vë në pah aspekte të propagandës online të përdorur nga grupet ekstremiste ku janë identifikuar lokacionet e faqeve dhe profileve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Hulumtimi kategorizon faqet (i) ato pro dhunës dhe përkrahjes së grupeve ekstremiste; (ii) materiale propagandistike, si thirrjet për xhihad apo mbështetja për hoxhallarët e burgosur; dhe (iii) trendet dhe qëndrimet e tyre ndaj shtetit, institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Për të kuptuar rëndësinë e internetit, përkatësisht të faqeve të rrjeteve sociale, të tilla si Facebook, Youtube dhe të tjera ne kemi analizuar edhe disa nga intervistat me personat të cilët ishin pjesë e konfliktit në Siri dhe Irak dhe disa burime të tjera nga ana e Prokurorisë si dhe trendet më të përhapura gjatë periudhës së hulumtimit.