FSK-Parakalimi-Kazerma-Adem Jashari-Epopeja_001

Publikohet orari për intervistimin e kandidatëve për ushtarë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka bërë të ditur se me datën 23 mars do të fillojë faza e testit të radhës/intervista.

Sipas ministrisë, intervista do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit, të cilin e gjeni të bashkëngjitur në listën e më poshtme (Hyrja nr. 1, magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë). Kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen intervistës, me vete duhet të kenë letërnjoftimin dhe kuponin e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Listën e kandidatëve që janë thirrë për intervistë mund ta gjeni KËTU.

Sipas të dhënave, 6.759 të rinj e të reja shprehën interesim për t’u bërë ushtarë të Kosovës.

Major Vëllazërim Qerimi, shef i zyrës së informimit publik në FSK, ka njoftuar se prej numrit total 6.134 ishin djem ndërsa 451 vajza.

Dëshirë për t’u bërë ushtar të rinj kanë shprehur edhe 174 pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë.

https://kallxo.com/ne-rresht-per-te-aplikuar-per-ushtar-te-fsk-se/