Publikohet fotografia e personit që dyshohet se vrau 8 persona në Vlorë

Tetë persona janë vrarë sot në Vlorë nga një i ri 24 vjeçar bën të ditur Policia e Shtetit të Shqipërisë. Sipas policisë i dyshuari është larguar nga vendi i krimit.

Policia e Vlorës është në ndjekje të personit i cili dyshohet të jetë Ridvan Zykaj ndërkaq ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët që të ndihmojnë në indetifikimin e vend ndodhjes së tij. Për ta identifikuar më lehtë personin e dyshuar policia ka publikuar edhe fotografi të të dyshuarit.

“Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin. Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.” thuhet në njoftimin e policisë.