Testi i Maturës 2019 - Foto: KALLXO.com

Publikohen datat e afatit të dytë të Testit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur datat e mbajtjes së afatit të dytë të provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas një njoftimi për media pjesa e parë do të mbahet me 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë me 7 shtator.

“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit te dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019. Sipas këtij vendimi, maturantët do ti nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës me datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më datën 7 shtator”, është bërë e ditur në njoftim.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.

Në afatin e parë të Testit të Maturës kalueshmëria ka qenë 64.64% dhe janë larguar 270 nxënës, kurse për 8 administures janë marrë masa.

https://kallxo.com/testi-i-matures-rezultate-me-te-dobeta-se-vitin-e-kaluar/

.