Flamuri te produktet në market- Foto: KALLXO.com
Pse po mungojnë flamujt e origjinës së produktit në marketet e Kosovës?
Udhëzimi administrativ që obligon përcaktimin e mbajtjes së flamurit të origjinës së produktit në vendet ku shiten ato është paralajmëruar se do të filloj që nga 1 janari i këtij viti.
Një hulumtim i vogël në tregun e Kosovës nga ekipi i ‘Jeta në Kosovë’ tregon se ende nuk ka mbaruar shenjëzimi i produkteve me flamujt e tyre.
Astrit Panxha nga klubi i prodhuesve tha se me 26 dhjetor ligjërisht është miratuar udhëzimi administrativ dhe është pritur që çdo dyqan tashmë do të ketë flamurin afër cmimit.
“ Shpesh qytetarët po keqinformohen për origjinën e produktit nuk e dijnë përse në disa produkte na paraqiten si gjermane po realisht janë nga Kina. Kjo është praktikë që është zbatu në shumë vende të bashkimit europian” , tha Panxha.
Ministri i Arsimit Shyqri Bytyqi tha se beson që ky udhëzim do të zbatohet në përpikmëri.
“ Në asnjë moment nuk ka pasur diskutime që është bërë një udhëzim formal shpresoj që është fillimi i muajit ajo që është deklaru që nga Janari do të jetë i zbatueshëm dhe besoj që do të ketë përgjegjësi. Ne zakonisht e fillojmë me vonesë muajin Janar” tha ai.
Ndërsa Jonuz Salihaj Drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës tha se ky ligj është i rëndësishëm.
“ Ne nuk kemi cfarë të fshehim sidomos për fëmijët tonë nëse në një etiketë është një produkt i dyshimtë më së pari do të na sulmojë shëndetin neve dhe kjo është shumë e keqe për Kosovës unë besoj që do të zbatohet në përpikmëri se e di si punon zoti Haradinaj dhe besoj që kjo është një e mirë që po i ndodhë Kosovës” tha ai.
Jeta në Kosovë ka kërkuar përgjigje lidhur me vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve nga marketet e përmendura.
Fatos Islami nga Elkos Group (ETC), tha se kanë pasur pak paçartësi lidhur me këtë ligj por që sipas tij janë në implementim e sipër.
“Kemi fillu me i vendosë flamujt në ETC dhe kemi pasur pak paqartësi për shkak se ligji e përcakton që origjinën e produktit e përcakton dogana, ne ja kemi dërguar një shkresë doganës dhe jemi duke pritur informacion për me pa sepse kemi shumë artikuj, gati 5- 60 mijë dhe nuk kemi origjinë. Ju kemi jep urdhëresë për t’i vendosur të gjithë artikujt që e dijnë saktësisht origjinën prej nga e kanë. Jemi në koordinim me MTI e inspektoratin. Ky ligji nuk është veç për markete por të gjithë tregun. Ne për atë pjesë që nuk e dijmë po presim sqarim sepse një pjesë i kemi qit. Në Pejë ka”, tha ai.
Përfaqësuesit e MAXI Market po ashtu kanë thënë se janë në implementim e sipër të vendosjes së flamujve.
“Ne tashmë kemi filluar me implementimin dhe natyrisht qe i gjithë procesi do të perfundojë në afatin e paracaktuar nga ministria përkatëse”, thuhet në përgjigjen e emailit zyrtar këtij marketi.
ne tashme kemi filluar me implementimin dhe natyrisht qe i gjithe procesi do te perfundoj ne afatin e paracaktuar nga ministria perkatese
Emisioni po pret përgjigje edhe nga marketet e tjera, të cilat do të publikohen në KALLXO.com
Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: