Albin Kurti | Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Pse po i ngutet Vuçiqit për të përmbyllur bisedimet me Kosovën?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.

“Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai i ka listuar tri arsyet pse po i ngutet Vuçiqit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën.

“Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re”, ka shkruar ai.

E si zgjidhje, Kurti e ka përmendur Vetëvendosjen, duke mos dhënë shpjegime.

“Çka duhet bërë? Paj, dihet: VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai.