Partia Socialdemokrate - Foto: Facebook/PSD

PSD zgjedh Kryesinë e re dhe dy nënkryetarët

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur sot kryesinë e re dhe dy nënkryetarë.

40 për qind e 21 anëtarëve të Kryesisë janë gra, ka njoftuar PSD.

Anëtarët e zgjedhur të Kryesisë janë: Adonis Tahiri, Aida Dërguti, Agon Baraku, Albulena Smakaj, Alisa Hasani, Bajram Kelmendi, Belgzim Kamberi, Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Donika Çapriqi, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Gurjeta Zeka, Kaqusha Jashari, Nol Nushi, Shpend Ahmeti, Teutë Rrusta, Vala Peshku, Visar Ymeri dhe Zgjim Hyseni.

Ndërsa, dy nënkryetarët e zgjedhur janë Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati.

“Struktura e re e socialdemokratëve, që kombinon dijen teorike, përvojën politike, ekspertizën dhe përvojën qeverisëse, do t’i japë fuqi socialdemokracisë në Kosovë duke e shndërruar Partinë Socialdemokrate në faktor të rëndësishëm politik në vendin tonë”, thekson PSD në njoftimin e saj.

Ditë më parë, kjo parti ka zgjedhur edhe kryetarin e ri – Shpend Ahmetin.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-kryetar-i-psd-se/

Në PSD-në e Kaqusha Jasharit aderuan 12 deputetë që ishin zgjedhur duke garuar nën flamurin e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe ish-kryetarin Visar Ymeri dhe nënkryetarin Dardan Sejdiu.

Edhe shumica e Kryesisë së re të PSD-së përbëhet nga të larguarit nga Vetëvendosje.