PSD tregon nëse do ta braktisë ekipin negociator

Partia Socialdemokrate e Kosovës pritet të largohet nga ekipi negociator i formuar nga Ligji për Kompetencat e Ekipit Negociator

Kjo erdhi pasi Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin që thotë se ky ligj është anti kushtetues.

Gjithashtu kjo gjykatë ka gjetur se 5 nene të Ligjit për Kompetencat e Ekipit Negociator janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Deputeti i PSD-së dhe njëri nga anëtarët e Ekipit Negociator, Dukagjin Gorani ka thënë për KALLXO.com se partia e tij do ta braktisë ekipin.

“Do të përpiqemi të mbajmë konferencë për shtyp, sa më shpejtë që të mundemi po presim edhe Shpendin me ardhë sepse nuk është në Prishtinë. Në parim në mungesë të kompetencave në mungesë të ligjit ne detyrohemi me braktis delegacionin. Vendimi është me e braktisë në mungesë të ligjit që siguron kompetencat në bisedime pa ato skem çka lypim aty”, tha Gorani.

 

https://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ekipi-negociator-i-shpend-ahmetit-e-fatmir-limajt-anti-kushtetues/