PSD-ja kërkon përgjegjësi nga PDK-ja për fotografinë e Flora Brovinës

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, në seancën ku po mbahet për krijimin e komisionit shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar tha se partia e tij nuk pajtohet që seanca e sotme të trajtohet sikur nuk ka ndodhur asgjë në seancën e fundit, ku deputetja e PDK-së, Flora Brovina publikoi një fotografi që pretendonte se ishte provë e dhunës seksuale ndaj femrave shqiptare gjate luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga PDK që të japë përgjegjësi instuticionale dhe e partisë që ta menaxhojë këtë situatë.

“Është përgjegjësia individuale  e Flora Brovinës për të cilën e dinë të gjithë por njerëzit japin përgjegjësi edhe për gabime të cilat nuk janë të qëllimshme dhe nuk kanë motive përfituese ose është përgjegjësi e Grupit parlamentar të PDK që se ka menaxhuar mirë deputeten”, tha Molliqaj duke kërkuar që Kuvendi po ashtu duhet të distancohet.

Deputeti i PSD-së po ashtu e ka ftuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që të kthehen në seancë për të ndryshuar formatin e formimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

“E ftoj edhe LDK-në edhe Vetëvendosjen me i qit kërkesat tona si opozite qysh na e shohim dhe me ndryshuar kërkesën që e ka paraqit kryetari i Kuvendit për këtë çështje, se në parim të gjithë pajtohemi pushteti s’ka pa qare pa na dëgju për këtë. Nuk guxojnë për inati me lëshu këtë seancë dhe mos me votu në Kosovë me pas kërkesë për drejtësi”, tha Molliqaj.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina javën e kaluar në Kuvend kishte shfaqur një fotografi ku pretendonte se ishte provë e dhunës seksuale ndaj femrave shqiptare gjate luftës së fundit në Kosovë.

Më pas, u raportua se fotografia është marr nga filma për të rritur.

Një fotografi rikthen mijëra dhimbje