PSD-ja kërkon konsultime shtesë me grupet parlamentare për rezolutë

Kuvendi i Kosovës i ka filluar punimet pasi prezentë në seancë ishin 62 deputet.

Në kohën kur duhej të votohet propozim rezoluta e PSD-s nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, deputeti Visar Ymeri kërkoi që kjo pikë mos të votohet sot.

Ymeri kërkoi që të ketë konsultime shtesë me Grupet Parlamentare në mënyrë që të ketë unanimitet në votimin e kësaj rezolute.

“Mirë kishte me qenë mi dhënë edhe pak kohë këtij diskutimi mes GP para se të hidhet në votim. Të bëhemi bashkë dhe ta shohim pozicionin e secilit”, tha Ymeri.

Edhe kryetari I Kuvendit Kadri veseli, tha se do të ishte e jashtëzakonshme që kjo projekt – rezolutë të kalohet bashkërisht.

“E mbajmë momentin kur edhe propozuesi I projekt rezolutës arrin një harmoni me Grupet Parlamentare. Do të ishte e jashtëzakonshme që këtë projektrezolutë ta kalonim bashkërisht”, tha Veseli.