PSD-ja investon para për promovimin e Shpend Ahmetit

Partia Socialdemokrate (PSD), nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, po investon para për të promovuar dhe reklamuar aktivitetet e komunës së Prishtinës dhe Shpend Ahmetit në kryeqytet.

Në kohën ku kryetarit Ahmeti i është shtuar presioni për kryeqytetin, pas hyrjes si bashkë-kryenegociator për bisedimet me Serbinë, partia e tij po shpenzon për të reklamuar aktivitetin e tij në Prishtinë.

Faqja zyrtare e PSD-së në “Facebook”, po kujdeset që çdo punë që e bën Shpend Ahmeti me Prishtinën, ta postojnë dhe të “sponsorizojnë” përmes videove dhe fotografive.

Ndërsa kjo nuk ka vlejtur edhe për Qëndron Kastratin, i cili udhëheq komunën e Kamenicës, ku në faqen e PSD-së, nuk ka “hapësirë” për të dhe aktivitetet e tij në këtë komunë.