PSD dhe 6+ pro formimit të komisionit shtetëror për Tribunalin

Shqipe Pantina nga grupi Parlamentar i PSD-së tha se e përkrahin idenë për formimin e komisionit për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

“Ne e mbështesim idenë do japim propozimet tona për punën që do bëj ky komision dhe në fund do mbështesim propozimin qe sjell komisioni nëse ai është i harmonizuar dhe paraqet një komsensus të partive politike”, tha Pantina në seancën e sotme.

Edhe deputeti  Albert Kinolli në emër të 6+ tha se e mbështesin iniciativën për krijimin e tij.

”E përkrahim iniciativën e krijimit të tribunalit dhe e përkrahim propozimin për ndërtimin e muzeut të krimit dhe gjenocidit serb të kryer në Kosovë dhe po ashtu përkrahim për ndërtim e memorialit si dhe ndërtimin e memorialit tjetër dhe punën tonë do ta japim në komision”, tha Kinolli.