Protestuesit anti Vuçiq hyjnë brenda ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë

Qytetarët e Serbisë të cilët kanë tre muaj që po protestojnë në Beograd kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq sapo kanë hyrë në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, duke kërkuar që të kyçen direkt.

Lideri i opozitës Dragan Djilas është mes protestuesve që kanë hyrë brenda ndërtesës së RTS-së.

Edhe lideri i partisë së djathtë Bosko Obradoviq është gjithashtu brenda kësaj ndërtese dhe po kërkon nga organizuesit e protestës që ta lejojnë të flasë drejtpërdrejtë në transmetim.

Policia e Serbisë ka rrethuar ndërtesën në fjalë duke u munduar që të ndalojë turmën e cila po përpiqet vazhdimisht të hyjnë brenda ndërtesës së RTS-së, aty ku tashmë janë futur një pjesë e tyre.

Edhe në Kosovë, gjegjësisht në Graçanicë, qytetarët serbë kanë protestuar kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 

 

https://kallxo.com/serbet-e-gracanices-protestojne-kunder-aleksander-vuciqit-foto-video/

https://kallxo.com/proteste-kunder-vuciqit-ne-beograd/

https://kallxo.com/beograd-vazhdojne-protestat-kunder-presidentit-vuciq/