Protestojnë punëtoret e KEDS-it

Punëtorët e KEDS-it po kërkojnë zbatimin e marrëveshjes kolektive si dhe rritje të pagesë prej 150 euro. Ata kanë organizuar një protestë që ka zgjatur një orë me këto dy kërkesa si pikat kryesore.

Kryetari i Federatës Sindikata e Pavarur ElektroKosova, Hysni Gashi, tha se kjo protestë është paralajmërim për grevë.

“Këto dite sindikata ka organizuar protestë 1 orëshe, paralajmëruese për një grevë të përgjithshme e cila nëse nuk plotësohen kërkesat zbatimi i marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagës për 150 euro. Do të detyrohemi të futemi për grevë të përgjithshme, ajo do të bëhet në shtator, nëse nuk arrihet marrëveshja për ngritje të pagës, dhe për mos me ardh deri tek kjo po bëjmë apel, që të arrihet marrëveshja për kërkesat tona”, ka thënë Gashi.

Kërkesën për rritje të pagave ata e mbështesin në rritjen e numrit të konsumatorëve, dhe që nga viti 2008 pos një korrigjimi prej 30 euro për një pjesë të punëtoreve ndërsa më ka pas ngritje të pagës.