Protestohet kundër ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh

Qytetarët e Pejës do të protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit mbi rrjedhën e lumit Lumbardh.

Kjo është bërë e ditur përmes rrjetit social ‘Facebook’ ku është paralajmëruar protesta me moton “Mos ma prek Lumëbardhin”.

Protesta është organizuar nga komuniteti lokal i Pejës, ndërsa do të mbahet në sheshin e Pejës, të hënën nga ora 12:00.