Protestë në Beograd kundër Aleksandër Vuçiq
09.3.2019 - 23:03
Edhe sonte, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
“Një në pesë milion”, është motoja e këtyre protestave në të cilat janë shpalosur të gjitha gënjeshtrat e presidentit serb Vuçiq.
Gjatë natës së sotme protestuesit kanë akuzuar presidentin serb se e ka prishur rendin e sundimit të ligjit.
Madje ata kanë shfaqur pankarta ku ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin e kanë portretizuar si heroi në filmin “Rambo”.
Kujtojmë se në këto tubime shpeshë herë është përmendur edhe Kosova.
Në shumicën e protestave të mbajtura është kërkuar edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Shkrimin origjinal në link