Protesta e punëtorëve të larguar nga KEDS para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Protesta e punëtorëve të larguar, KEDS: Do respektojmë vendimin final të Gjykatës

Punëtorët e KEDS-it të cilët u larguan padrejtësisht rreth dy vite më parë, po këmbëngulin që të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Ata sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore të Prishtinës për shkak se vendimi i gjykatës në favor të tyre nuk po respektohet nga menaxhmenti i KEDS-it.

Ndërkaq, KEDS në një përgjigje për KALLXO.com nuk ka dashur që të jep informacione se përse nuk po respektohet ky vendim.

Sipas tyre, çdo vendim përfundimtar të drejtësisë do ta respektojnë.

“Kompania do të respektoje çdo vendim final kur të gjitha procedurat e drejtësisë të jenë finale. Por, ky proces ende është në sistemin e drejtësisë. Për të shmangur ndonjë interferim të eventual në proces. KEDS asnjëherë nuk komenton ndonjë rast që është nën procedura të sistemit të drejtësisë”, është thënë në përgjigjen e KEDS-it.

Rreth 100 punëtorë të KEDS-it ishin larguar nga puna para më shumë se 2 viteve.

Ata kishin kërkuar të drejtën e tyre përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë duke mos u pajtuar me vendimin për largim nga puna, por edhe me protesta në rrugë.

Herën e kaluar ata kishin protestuar para objektit të KEDS-it, dhe të Ministria e Drejtësisë.

KALLXO.com, ka raportuar në vazhdimësi të këtij rasti. Raportimet mund t’i lexoni në këtë link.

 

https://kallxo.com/keds-nuk-lejon-kthimin-e-punetoreve-ne-pune-pavaresisht-vendimit-te-gjykates/

.