Protesta e Dytë për Oksigjen në Pallat

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës po proteston sot para Pallatit të Drejtësisë për kushtet e munguara të punës në këtë objekt.

Sindikalistët po protestojnë kundër mungesës së oksigjenit në objektet në Hajvali ku janë vendosur shumica e punonjësve të sistemit të drejtësisë së vendit.

Në këtë pallat ajrimi bëhet në mënyrë automatike dhe dritaret kanë mbyllje hermetike.

Për më shumë oksigjen në pallat punëtorët e kësaj sindikate protestuan edhe më 16 prill. 

Pallati që kushtoi mbi 30 milionë euro, 25 nga të cilët u dhanë nga Bashkimi Evropian që nga shkurti kur filloi vendosja e punëtorëve të gjykatave e prokurorive ka pasur shumë probleme.

Lëndime të lehta dhe plagosje të rënda nga rrëzime objektesh – përfshirë ashensorët, vërshime ujërash nga tavanet duke dëmtuar lëndë hetimore, si dhe anomali të tjera kanë ndodhur dhe janë mbuluar gjerësisht nga KALLXO.com gjatë muajve të fundit.