Propaganda e Pal Lekajt, obligon punëtorët e Ministrisë të shkojnë në përurimin e Autostradës

Pasnesër, më 29 maj do të bëhet përurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi” në një ngjarje të organizuar nën patronatin e Kryeministrisë.

Kjo ngjarje pritet të mbledhë shumë njerëz për të promovuar njërën nga punët më të shtrenjta ndonjëherë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit.

Ndër personat që pritet të jenë në këtë ngjarje janë edhe stafi i Ministrisë që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së.

Një e- mail që e ka siguruar KALLXO.com, Argjend Zejnaj, këshilltar i lartë dhe shef i kabinetit të ministrit, Pal Lekaj, shihet se i ka ftuar të gjithë zyrtarët e ministrisë.

“Ju lutem që sipas kompetencës të organizohet pjesëmarrja e të gjithë zyrtarëve të MTI, në mënyrë të organizuar të jenë prezent të gjithë”, thuhet në e mail-in e dërguar nga shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj.

I pyetur se pse duhet të jenë stafi i kësaj ministrie në një ngjarje përurimi, ai ka thënë se kjo nuk është fort e rëndësishme sesa projekti që po përfundon.

“E rëndësishme është që pasnesër po përfundon një projekt kaq madhor dhe nuk është shumë relevante nëse unë i kam dërguar një e mail njoftim për atë që po pyesni ju. Nuk e di se cila pjesë për ty është non sens. Cila pjesë sipas teje përbën shkelje të ligjit, pse nuk duhet me qenë stafi në ngjarje?”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Ai nuk ka dashur të jap shumë detaje rreth ftesës obligative të dërguar të gjithë zyrtarëve të  Ministrisënë ngjarjen e organizuar me 29 maj.

“Nuk është e vërtetë që i kam ftuar krejt stafin, i kam njoftu drejtorët. Atë e- mail që ua ka dërgu, ai le të ua shpjegon ai që e ka spionuar këtë far e-maili që nuk është asgjë në kundërshtim me ligjin, le të tregon”, ka sugjeruar ai.

Në fund ai e ka mbyllur telefonin, ndërsa tha se nuk e din sesa zyrtarë të MIT do të jenë të prezent pasnesër në ngjarjen për përurimin e autostradës.

“Stafi ynë janë 400, nuk e di kush vjen e kush nuk vjen edhe ditën e mirë se jam nxan”, deklaroi ai.

Autostrada e re që lidh Kosovën me Maqedoninë Veriore pritet të jetë 60 kilometra e gjatë dhe buxhetit të shtetit rreth 600 milionë euro.

https://kallxo.com/kosova-e-varfer-paguan-shtrenjte-per-autostraden-e-re/?fbclid=IwAR3syr3ALknw83L_LIFYRj7A8lY8G1tldOzs_oXTsJkZQUKdYwV1a0L4s8I

.