Pronari i marketit që nuk shet produkte serbe komenton taksën 100 %

Një biznesmen kosovar ka kohë që po ushtron një bojkot individual ndaj produkteve të shtetit fqinj.

Sylejman Neziri është pronar i ‘Plus market’, në Ferizaj në të cilin nuk mund të gjenden produkte të Serbisë.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ , ai ka treguar se si ka mbijetuar pa shitur produkte serbe dhe vendimin e qeverisë për taksë 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

“Unë në marketin tim kam filluar qysh gati nga paslufta që ti reduktoj produktet e Serbisë. Shumë konsumatorë e kanë pëlqyer këtë iniciativë. Unë në fillim e kam pasur pak një humbje deri diku por nuk kam llogaritur humbjen. Duke llogaritur që Serbinë e kemi armik shekullor”, tha Neziri.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: