Promovohet romani 'Kalorësit e Dardanisë' i Gani Mehmetajt

Është promovuar të premten, 11 janar 2019, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, romani “Kalorësit e Dardanisë” i krijuesit Gani Mehmetaj.

Romani  me tematikë historik, “Kalorësit e Dardanisë” sjell për lexuesin rrëfimin interesante që lidhen me Dardaninë dhe rolin që kanë luajtur në antikitet ilirët e Dardanisë.

Libri sjell tablonë e kalorësve të Dardanisë të cilët, sipas autorit, në parahistori dhe në  antikën e hershme ishin formacioni më i fuqishëm Gadishullin Ilirik.

“Përmes këtij romani jam përpjekur të dëshmojë se ne kishin një të kaluar të lavdishme, kishim rrënjë dhe kalorësit e Dardanisë janë një nga segmentet e kësaj historie të lavdishme”, ka pohuar ndër të tjerash, Mehmetaj gjatë promovimit të librit.

Për libri dhe vlerën e tij estetiko- letrare kanë folur edhe studiuesit Prend Buzhala, Shaban Arifaj dhe Fehmi Cakolli.