Promovohet libri 'Lufta e Trojës - Luftë pellazgo-ilire' i autores Elena Kocaqi

Falsifikimi i historisë në Ballkani nis me historinë e luftës së Trojës, luftës e cila nuk është zhvilluar në mes grekëve dhe trojanëve por është një luftë iliro- pellazge, pasi burimet antike dëshmojnë se Lufta e Trojës është zhvilluar në mes të fiseve pellazgo- ilire.

Kështu ka thënë studiuesja Elena Kocaqi gjatë promovimit të librit të saj, “Lufta e Trojës – Luftë pellazgo-ilire” që u mbajt të premten, 18 janar 2019 në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Kocaqi ka thënë se përmes dëshmive të autorëve të vjetër antika ka ardhur në përfundim se lufta se trojanët dalin edhe si dardan, pellazgo ilire, ndërsa ka thënë ngjarjet historike që lidhen me luftën e Trojë i ka trajtuar vetëm nga ana historike, duke anashkaluar ato fetare, përjashto ato segmente që kanë të bëjnë me historinë.

Sipas saj, falsifikim i luftës së Trojës edhe pasi formimin e shtetit grek pasi gjithë historia pellazgo – ilire e atyre rajoneve iu faturua shetit grek, pasi sipas saj, autorët antik dhe dëshmitë antike dëshmojë se gjatë luftës së Trojës në ato territore ka ekzistuar një popullsi pellazge, akeje, dara, nga ku del se të dyja palët të cilët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës i përkisnin etnisë pellazge dhe atyre ilire.

“Ja disa shembuj, për ata që kanë bërë luftë, frigasit ndryshe quheshin edhe trojanët, Priami ndryshe quhej Priami i Dardanisë ose Priami i Frigjisë dhe nëse do të shfletosh të gjithë autorët antik për të gjetur origjinën e frigjasve, ajo vjen nga Epidami- Durrësi i sotëm, ku nga këtu emigruan në Azinë e vogël”, ka pohuar ajo duke shtuar se sipas autorëve antik trojanët ishin dardanët ilir.

Po ashtu sipas saj, edhe kundërshtarët e trojanëve nuk ishin grekë por pellazgët, pasi sipas saj në atë kohë nuk kishte grek, por pelazgo – ilir.

Kurse historiani Lulëzim Lajçi ka pohuar se Elena Kocaqi në veprën e saj hulumton një botë tjetër, pra atë pellazge, se cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre dhe se nuk thotë asgjë më shumë se sa që kishin thënë vetë autorët antik qysh në kohërat e lashta.

Ai ka thënë se Kocaqi është përpjekur ta trajtojë Luftën e Trojës vetëm nga ana historike duke qenë e vetëdijshme se edhe mitologjia është pjesë e historisë, por edhe se pas miteve fshihen personazhe historike.

“Ky studim nuk është vetëm përshkrues dhe analizues i ngjarjeve historike, ashtu si në përgjithësi janë shkrimet historike por në brendësi të saj autorja pretendon të vërtetojë disa  teza si:  Trojanët dhe Akejtë ishin të një origjine të përbashkët Pellazgo-Ilire. Po ashtu sipas autores faktet historike tregojnë se shumë fise trojane, kanë emigruar nga territori i sotëm i Shqipërisë, ose janë të një origjine me fiset nga ku kanë origjinën-shqipëta­rët e sotëm si nga pellazgët, ilirët, trakët, etj”, ka thënë Lajçi.

Për librin ka folur edhe shkrimtari dhe studiuesi Shyqri Galica sipas të cilit, autorja ka sjellë një studim më ndryshe nga ato që janë bërë deri më tani për Luftën e Trojës.

“Ky studim ka rëndësi për shqiptarët pasi sipas autores fiset që kanë luftuar si në anën trojane ashtu edhe në atë akeje janë të origjinës pellazgo – ilire, madje të lidhura ngushtë me territorin historik të ilirëve, kryesisht dardanëve dhe frigasve”, ka thënë Galica,

Ai ka pohuar më tej se përmes këtij studimi autorja dëshmon se në Luftën e Trojës Tradita Homerike është e njëjtë me traditën e sotme kanunore të shqiptarëve, çka dëshmon se shqiptarë janë pasardhës të fiseve që morën pjesë në këtë luftë.

Sipas disa shkencëtarë kjo luftë ka përfunduar më datën 6 qershor të vitit 1218, para erës së re, e për disa të tjerë në qershorin, apo prillin e 1198 para erës së re. Në këtë  luftë u përfshi Evropa Jugore, Azia e Vogël, Afrika Veriore e më  gjerë.